Një 29-vjeçar shqiptar, Liridon Gjana është arrestuar nga policia britanike pasi u kap duke u kujdesur për bimët narkotike në një “shtëpi bari”.
Sipas medieve britanike, i riu shqiptar banues ne Neëcastle Street, Burslem, kishte ardhur në Angli në mënyrë ilegale me gomone dhe u punësua për t’u kujdesur për bimë narkotike në një “shtëpi bari”.

Në foto: 29-vjeçari shqiptar, Liridon Gjana i arrestuar në Britani
Gjatë kontrollit në ndërtesë, policia britanike gjeti lëndë narkotike të cilat ishin gati për shitje, 84 bimë kanabisi dhe pajisje për kultivimin e bimëve.
29-vjeçari u dënua me 12 muaj burg nga gjykata e Stoke për akuzën “prodhim i lëndëve narkotike” dhe pas përfundimit të dënimit të tij, ai do të dëbohet përgjithmonë nga Mbretëria e Bashkuar.