Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
52 %
3.6kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
20 °
E martë, 3 Tetor, 2023

Sali Berisha sot në Shkodër, prezanton Bardh Spahinë si kandidat të “Shtëpisë së Lirisë”

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë pasditen e sotme në Shkodër, për të prezantuar Bardh Spahinë si kandidat të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, për bashkinë më të madhe në veri të vendit.

Bardh Spahia ka qenë dhe deputet i PD, ndërsa në primaret e Grupit të Rithemelimit mori besimin e mbështetësve të Berishës për garën për kryebashkiak të Shkodrës, mes 5 kandidatëve të tjerë.

“Nesër, ditën e shtunë, më datë 12 shkurt, ora 15:00, në pedonalen pranë Bashkisë së Shkodrës prezantojmë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Shkodër, Z. Bardh Spahia. Ftoj të gjithë  qytetaret e Shkodrës të marrin pjesë”, shkruan Berisha në Facebook.

Më shumë