Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar organizimin e një proteste që thotë se do të mbahet kundër racizmit të çdo lloji në sistemin e drejtësisë.
“Protestë e fuqishme qytetare kundër diskriminimit racor, fetar, krahinor nga zyrtarët bandit të narkoshtetit të Edi Rames! Sb”, shrkuan Berisha në rrjetet sociale, bashkangjitur një fotografie ku thuhet se protesta është për sistemin e drejtësisë.
Vetëm pak ditë më parë, në media janë publikuar të paktën dy raste ku pretendohet për diskriminim krahinor në procesin e vettingut.
Postimi i Berishës:
