Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
45 %
3.6kmh
40 %
Enj
28 °
Pre
34 °
Sht
34 °
Die
23 °
Hën
25 °
E enjte, 21 Shtator, 2023

Sali Berisha mbërrin në PD, Komisioni i Rithemelimit mbledhje në selinë blu

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur pak momente më parë në ambientet e selisë së Partisë Demokratike. Mësohet se në selinë blu do të zhvillohet sot një mbledhje e Komisionit të Rithemelimit, si organi që drejton PD, bazuar në vendimin e Gjykatës së Tiranës.

Qëllimi i kësaj mbledhje nuk dihet por këtë pasdite pritet që Komisioni i Rithemelimit ti drejtohet mediave.

Po ashtu, sot Gjykata e Tiranës zbardhi vendimin për njohjen e Statutit të Sali Berishës. Kërkesa e Komisionit të Rithemelimit ishte në përputhje të plotë me ligjin dhe për këtë arsye duhej pranuar, thuhej ndër të tjera në atë vendim.

Në rastin e kërkesës së Komitetit të Rithemelimit, gjykata ka konstatuar se mbledhja e Kuvendit Kombëtar i 11 Dhjetorit 2021 është kryer në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike që ishte në fuqi në atë kohë.

Ndryshimet e Statutit të miratuara nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit janë konstatuar gjithashtu të rregullta dhe, në këtë mënyrë, edhe të gjitha ndryshimet pasuese të mbështetur në Statutin e ndryshuar, janë vlerësuar konform ligjit.

Më shumë