Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhënien që ka patur me kryedemokratin Lulzim Basha në 8 vitet e fundit.
Ai u shpreh se nuk ka ndërhyrë në asnjë vendim të Bashës nëse nuk i është kërkuar mendim, por ka shtuar se nuk i ka marrë asnjëherë mendim Bashës për çështjet që donte të mbronte.
Berisha than ë Nova Media se ishte i vetëdijshëm për fuqinë që Geroge Soros kishte në politikën amerikane, por nuk mund të heshte para asaj që i ndodhte Shqipërisë nga ndërhyrjet e filantropit.
“Personalisht unë nuk ndërhyja në asnjë nga vendimet e tij nëse ai s’më kërkonte mendim, por natyrisht që unë nuk kërkoja mendimin e tij për çështjet themelore që doja të mbroja. Unë isha i vetdijshëm se ç’do të thoshte shkatërrimi i sistemit të drejtësisë. Unë nuk mund të heshtja pa denoncuar George Soros si një armik i shqiptarëve, edhe pse isha i vetëdijshëm për fuqinë që ai kishte në jetën politike amerikane, por kjo nuk mjaftonte që unë të heshtja para asaj që pësonte vendi im nga ndërhyrjet e tij”, tha Berisha.