Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sot Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar. Ky i fundit dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.
“Të mbështesësh Bashën nuk dëmton Sali Berishën. Ata që e mendojnë nuk i bëjnë llogaritë mirë. Ky është njeriu më i degraduar i politikës shqiptare. Se nuk janë kështu politikanët e tjerë. Ai është simbol i të pabesit, i lidhur me krimin, i përzjer në afera korruptive shumë të rënda. Të njohura me dosje dhe në vendin e Escobar”, u shpreh ndër të tjera Slai Berisha.
Pjesë nga deklarata e Sali Berishës:
Unë shpreh keqardhje të madhe, se në vizitën e parë reagimi ishte ky, që shqiptarët janë një komb i vjetër dhe në ato elementë të tyre ata nuk i kanë qejf kukullat. Po ta vësh re ti, Shqipëria është vendi me tregun më të vogël të kukullave në rajon. Në mënyrë më të sinqertë i kërkova të mos merret me kukulla.
Ai shpreh qëndrimin e tij, unë prapë e ftoj që çdo fakt e dokument të shkojë dhe ta depozitojë në Gjykatë. Nuk ka nevojë fare për Gjykatë, unë i marr vetë vendimet e mia. Ajo që është për mendimin tim e rëndë dhe unë mendoj se duhet të rishqyrtohet, të mbështesësh Lulzim Bahsën sot jo vetëm që mbështet një kufomë politike, por është më keq se kjo.
Të mbështesësh Bashën nuk dëmton Sali Berishën. Ata që e mendojnë nuk i bëjnë llogaritë mirë. Ky është njeriu më i degraduar i politikës shqiptare. Se nuk janë kështu politikanët e tjerë. Ai është simbol i të pabesit, i lidhur me krimin, i përzjer në afera korruptive shumë të rënda. Të njohura me dosje dhe në vendin e Escobar.
Unë u bëj thirrje agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve partnere, ta hetojnë për larje parash, sepse Edi Rama ia mbylli dosjen në Shqipëri.