Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Rusia pezulloi marrëveshjen, BE i bën thirrje: Lejoni grurin që të arrijë në botë!

Lajme të ngjashëm

Bashkimi Europian i ka kërkuar Rusisë të anulojë vendimin e saj për t’u tërhequr nga marrëveshja e eksportit të grurit përmes të Detit të Zi.

“Rusia duhet t’i kthehet marrëveshjes për të lejuar korridoret detare për ushqimin, që të arrijë në botë,” tha një zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Ajo theksoi se vendimi i Rusisë “vë në rrezik rrugën kryesore të eksportit të drithërave dhe plehrave shumë të nevojshme për të trajtuar krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta e saj kundër Ukrainës.

Komisioni tha se puna do të vazhdojë për të përmirësuar të ashtuquajturat “korsi solidariteti”, të cilat lehtësojnë eksportet nga Ukraina në BE nëpërmjet hekurudhave, rrugëve detare.

Që nga maji, më shumë se 14 milionë ton produkte bujqësore janë eksportuar duke përdorur këto rrugë.

Në të njëjtën periudhë, rreth 15 milionë tonë produkte jobujqësore, si çeliku, u eksportuan nëpërmjet këtyre rrugëve.

Më shumë