Rusia po përgatitet për nisjen e fushatës së vaksinimit masiv kundër koronavirusit që nga dita e nesërme.
Kryetari i bashkisë së Moskës Serghei Sobyanin e bëri të ditur lajmin përmes një njoftimi në blogun e tij.
“Në koordinim me qeverinë, ne fillojmë të ofrojmë takime në internet për punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe punonjësve të shërbimeve sociale në qytet nga dita e nesërme. Lista (se kush mund të vaksinohet) do të zgjerohet në javët e ardhshme kur të mbërrijnë grupe të reja të vaksinës. Qendrat e vaksinimit do të hapen në 5 Dhjetor”,- tha Sobyanin.
Sipas studiuesve rus, vaksina kundër koronavirusit “Sputnik V”, është 91,4% efektive.
Në 24 orët e fundit, Rusia ka pasur numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, pasi u infektuan 28,145 persona dhe u shënuan 554 viktima.