Presidenti amerikan Biden planifikon të vendosë kufizime të reja në tregtinë dhe financimin në dy territoret pro-Moskës që Presidenti Vladimir Putin vendosi t’i njohë si të pavarura
Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të nënshkruante një urdhër ekzekutiv që do të “ndalonte investimet e reja, tregtinë dhe financimin e personave amerikanë për Donetskun dhe Luhanskun.
Urdhri gjithashtu do të lejojë SHBA-në të vendosë sanksione ndaj kujtdo që vepron në ato zona. Gjithashtu Shtëpia e Bardhë tha se së shpejti do të shpallte masa shtesë në lidhje me shkeljen e sotme të hapur të angazhimeve ndërkombëtare të Rusisë.
“Për të qenë të qartë: këto masa janë të ndara dhe do të ishin shtesë e masave të shpejta dhe të rënda ekonomike që ne kemi përgatitur në koordinim me aleatët dhe partnerët nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.