Ministria e Jashtme ruse akuzon ushtrinë ukrainase si përgjegjëse për një predhë që raportohet të ketë goditur një kompleks pallatesh në Donetsk.
Sipas deklaratës së Ministrisë ruse, raketa tip “Tochka-U” u qëllua nga një pozicion në veri-perëndim të qytetit, që është nën kontroll të forcave ukrainase.
Nga shpërthimi raportohet për 20 civilë të vrarë dhe 28 të tjerë të plagosur. “Përdorimi i këtyre armëve në një zonë civile është krim lufte”, deklaron Ministria e Jashtme ruse.
Sakaq, autoritetet ukrainase kanë mohuar sulmin ndaj qytetit të Donetskut.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur organizata të shumta ndërkombëtare e akuzojnë ushtrinë ruse se po kryen masakra në Ukrainë, duke përdorur edhe armë të ndaluara. Kujtojmë se vetëm në qyetetin e Mariupolit që ka bërë rezistencë të fortë ndaj pushtimit rus, raportohet për mbi 2,500 civilë të vrarë.
