Vetëm dy kompani kanë paraqitur ofertë në tenderin për Rrugën e Kombit. Në projektin që do të ketë nga 38-43 milionë euro investime.
Ministria e Transporteve ka bërë publike disa detaje nga ky prokurim duke publikuar të dhënat edhe rreth kohës se kur do të zhvillohet faza tjetër, kuptohet pa dhënë detaje rreth shumës së parave të ofertuar nga kompanitë.
“China Construction Communication Company” dhe “Vendeka Bilgi Teknolojileri & Salillari” janë dy kompanitë që kanë bërë ofertë për tenderin dhe 2 të tjera sipas MTI-së janë tërhequr.
Të hënën 2 nëntor në orën 16:00 do të bëhet vlerësimi i ofertave.