Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Rruga e Arbrit, në Prill nisin punimet

Lajme të ngjashëm

 

Sipas Ministrit të Transporteve dhe Infrastukturës, Edmond Haxhinasto, në Prill të vitit 2015 do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së Arbrit nga kompania kineze China State Construction.

 

 “Besoj se brenda muajit prill do miratojmë ligjin përkatës për akordimin e kontratës së Rrugës së Arbrit kompanisë kineze e cila paraqiti ofertën”, tha ministri. Sipas tij një hallkë e rëndësishme për të garantuar efikasitetin dhe shpenzimin e duhur të taksave të qytetarëve, është mirëmbajtja e rrugëve.

Projekti për mirëmbajtjen e rrugëve në bashkëpunim me Bankën Botërore që pritet të finalizohet gjatë këtij viti do të mundësojë riformatimin e sistemit të mirëmbajtjes.  “Miratimi i standardeve të ndërtimit të rrugëve është në fazën përfundimtare, tashmë mbas 24 vjetësh do të kemi referenca për çdo vepër rrugore që ndërtohet në Shqipëri, për të sjellë unifikim të veprave të reja, ky manual do të jetë Kushtetuta e ndërtimit të rrugëve”, deklaroi Haxhinasto.

Më shumë