Guverantori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, ka njoftuar rritjen e inflacionit në muajt prill dhe maj nga 6.2% deri në 6.7%.
Në një deklaratë për mediet, Sejko bëri me dije gjithashtu se në tre mujorin e parë është rritur edhe norma e interesit me 0.5% e Bankës së Shqipërisë.
“Inflacioni shënoi rritje në muajt prill dhe maj, në vlerat 6.2 dhe 6.7%. Rritja e çmimeve është e pranishme në pjesën më të madhe të produkteve të shportës. Sipastë dhënave të INSTAT, PBB u rrit me 6% në tremujorin e parë të këtij viti. Rritja ekonomia u ndikua nga rritja e investimeve private. Rënia e investimeve publike dhe rritja importeve kanë vijuar në kahun e kundërt. Sipas të dhënave papunësia zbriti në 11.3% në tremujorin e parë dhe rritja e pagave shënoi shifrën prej 10.5%. Mungesa e fuqisë punëtore po ushtron presion sa i takon prodhimit më të madh. Norma e inflacionit do vijojë të mbetet e lartë në muajt në vijim”, u shpreh Sejko.
Por megjithatë ai u shpreh optimist duke thënë se rritja ekonomike në vend do të vazhdojë.
“Rritja ekonomike ishte mbi pritjet tona. Rezultoi 6% rritja e tre mujorit të tretë është afektuar na turizmi do të jetë pozitive. Të gjithë këta element ndikojnë edhe në inflacion. Nuk mund të them një shifër të saktë. Mund të luhatet midis 7-8 %. Mbetet për t’u parë. Inflacioni do të vijojë në objektiv në vitin 2024. Do të kemi një rritje ekonomike këtë vit midis 3 dhe 4%., mbetet për t’u parë”, tha guvernatori Sejko.