Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
4.6kmh
40 %
Hën
19 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Rritet ndjeshëm numri i prostitutave shqiptare në Itali

Lajme të ngjashëm

Një raport Caritas, realizuar në Ditën Botërore Kundër Trafikimit ka nxjerrë në pah të dhëna tronditëse për vajzat shqiptare që trafikohen dhe prostituohen në Itali.

Sipas raportit nigerianet, rumunet dhe ato shqiptare përbëjnë rreth 90% të femrave që detyrohen të prostituojnë. Në Milano janë femrat rumune ato të cilat zënë vendin e parë dhe që në shumë raste janë nëna me një fëmijë të cilin e kanë lënë në Rumani dhe janë rekrutuar me “marrëveshje” me tutorët e tyre përpara nisjes, që përcakton pjesën e parave që femra do të marrë por që rrallë herë zbatohet.

Prezenca në rrugë e femrave shqiptare në Milano është rritur ndjeshëm. Nëse sipas një raporti tjetër në vitin 2010 prezenca e tyre ishte 2.4%, në 2015 numri i tyre ka shkuar në 20%. Kryesisht janë vajza të reja që qëndrojnë në Itali për tre muaj pastaj kthehen sërish në Shqipëri, ndërsa në raste të tjera, qëndrojnë në Itali në mënyrë të paligjshme. Ato shfrytëzohen shpesh nga të dashurit e tyre që janë të aftë të ushtrojnë dhunë të madhe psikologjike.

Më shumë