Drafti i miratuar nga Këshilli i Ministrave pritet të mbërrijë në Kuvend, ku sot çelen punimet për sesionin e ri.
Projektligji rrit moshën e pensionit për funksionarët e lartë të shtetit, të cilët më parë dilnin në pension në moshën 55 vjeç.
Zyrtarët e lartë si presidenti, kryetari i kuvendit, kryeministri, ministrat, deputetët apo edhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese do mund të përfitojnë nga 6 muaj për çdo vit deri në moshën 63-vjeç.
Bashkë me rritjen e moshës së pensionit, funksionarëvë të shtetit, do t’u rritet edhe përqindja e kontributeve që duhet të derdhin në fondin e sigurimit shtëtëror suplementar.