Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
30 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Rrëzohet sërish Rama, Tiranë-Athinë bisedime për 10 mijë refugjatë sirianë

Lajme të ngjashëm

Burime diplomatike nga Athina pohuan për Top Channel se ka bisedime me Shqipërinë për kalimin e 10 mijë refugjatëve sirianë.

Korrespondenti i Top Channel në Athinë, Artur Bibe konfirmoi këtë në një lidhje të drejtpërdrejtë me Top Story-n. Thuhet se bisedimet janë në fazë fillestare.

Nisjen e këtyre bisedimeve e ka konfirmuar edhe zv.ministrja e Brendshme, e pranishme në panel, Elona Gjebrea.

“Nuk ka marrëveshje me Greqinë për refugjatët, por ka bisedime dhe zgjidhja do të jetë në kuadrin europian”, tha Gjebrea.

Ky informacion dhe bisedimet e konfirmuara nga Gjebrea, rrëzojnë edhe njëherë tjetër deklaratat e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria nuk do të hapë kufijtë për refugjatët e Lindjes së Mesme. Ishte ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ajo që bëri fillimisht një deklaratë të kundërt nga Rama, duke theksuar se vendi ynë po përgatitej për refugjatët që mund të vijnë nga Greqia. 

Më shumë