Rrëzohet qeveria e kryeministrit Kiril Petkov në Bullgari. Rrëzimi i qeverisë bullgare erdhi pas mocionit të mosbesimit nga ana e opozitës, ku u votua me 123 vota pro shkarkimit nga 116 që ishin kundër dhe asnjë abstenim.
Ky vendim vjen në një moment kur Bullgaria u tërhoq sot nga veto ndaj Maqedonisë së Veriut, për të ecur përpara me hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Tashmë Bullgaria do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Presidenti i vendit, Rumen Radev, duhet të nisë konsultimet me partitë në Asamblenë Kombëtare. Kjo pasohet nga prezantimi i partisë “Ne vijojmë ndryshimin”, e cila do të ketë në dispozicion 7 ditë për të mbledhur shumicën.
Por nëse kjo dështon, kreu i shtetit do ti japë mandatin për krijimin e qeverisë së re, një partie tjetër, të dytës për nga madhësia.
Me shumë mundësi, partia e dytë në radhë do të jetë “GERB”, e cila gjithashtu do të ketë afat 7 ditor për të krijuar qeverinë.Nëse edhe kjo dështon vijohet me parti të tjera më të vogla.Pas shterimit të të gjitha mundësive do të caktohet një qeveri tranzitore.