Gjashtë turistë kanë rrezikuar seriozisht të mbyten teksa skafi me të cilin kishin dalë për shëtitje në bregdetin e Ksamilit, ka pësuar defekt në motor.
Skafi në pronësi të shtetasit me inicialet B.S, ka pësuar defekt pranë Kepit të Mërtesës por menjëherë i kanë ardhur në ndihmë dy patrulla nga Policia Kufitare e Sarandës.
Më pas ka rezultuar se skafi kishte dalë në det kundër rregullave të lejuara për qarkullim. Gjashtë pushuesit janë në gjendje të mirë shëndetësore.