Këngëtari i njohur Bojken Lako është një ndër personazhet që ka tërhequr vëmendje së fundmi.
Ai ka folur ditën e sotme për disa detaje nga jeta private, por gjithashtu përmendi edhe dënimin që mori fillimisht me 3 vite, pasi hapi katër dritare në një ndërtesë, që do e kthente studion e tij muzikore, i cili më pas iu konvertua në shërbim prove.
Lako u shpreh në një intervistë në “ABC Neës”se është i barabartë para ligjit dhe se sipas tij portalet e kanë zmadhuar këtë ngjarje, të cilën e ka konsideruar si një aksident.
“Çdo njëri është i barabartë para ligjit dhe cdo kujt i ndodhin episode. Ai ishte një abuzim mediatik që deri diku kishte disa të verteta. Unë e trajtova vetë që jam i barabartë para ligjit. Unë nuk bëra burg, por kam disa detyrime për të kryer.
Unë jam një njeri që nuk lexoj të gjitha ato që shkruhen nëpër portale. E vërteta është që mua më ndodhi një aksident dhe kaq, jam i barabartë para ligjit”, u shpreh Lako.