Kritiku i Kremlinit, Ilya Yashin, u dënua me tetë vite dhe 6 muaj burg, pasi u shpall fajtor për përhapjen e “Informacionit të rremë”për ushtrimë ruse.
Sipas medias shtetrore ruse RIA Novosti, hetuesit rusë kanë thënë se deklaratat e tij lidhur me rrethanat e vrasjeve në Brucha janë një vepër penale, referuar legjislacionit të miratuar së fundmi, i cili e konsideron diskreditimin e forcave të armatosura ruse si të paligjshme.
Në fjalën përmbyllësë në gjykatë, Yashin, bëri një deklaratë duke iu drejtuar gjuqtarit, presidentit rus, Vladimir Putin dhe popullit rus.
“Sikur do të më qepinin gojën dhe do të më ndalonin të flas përgjithmonë. Të gjithë e kuptojnë se kjo është çështja,” tha ai.
“Jam i izoluar nga shoqëria sepse duan që unë të hesht. Premtoj sa të jem gjallë nuk do e mbyll gojën. Misioni im është të them të vërtetën. Nuk do të heq dorë nga e vërteta as pas hekurave. Në fund të fundit, duke cituar klasiken: ‘Gënjeshtra është feja e skllevërve’.
Yashin, gjithashtu një aleat i ngushtë i liderit të opozitës ruse Alexey Navalny , u bë i njohur gjatë protestave që ai ndihmoi në organizimin midis 2011 dhe 2012 kundër rizgjedhjes së Putinit për një mandat të tretë.