Guvernatori republikan i Floridës, Ron DeSantis do të hyjë zyrtarisht në garën presidenciale të 2024 në SHBA javën e ardhshme, sipas dy burimeve për agjencinë mediatike Reuters.
DeSantis bëhet kështu rivali më i madh i Donald Trump për nominimin republikan dhe i jep tronditjen një garë që kryesisht ka qenë e njëanshme.
DeSantis ka gjasa të shpallë kandidaturën një ditë pas një takimi me disa donatorë të mëdhenj në Majemi, në datën 25 maj.
Si guvernator i Floridas, ai është vlerësuar për menaxhimin e mirë ekonomik pas pandemisë së koronavirusit, ndërsa është sulmuar nga kundërshtarët politikë për miratimin e një sërë ligjesh si lejimi i mbajtjes së armëve dhe ndalimin e abortit.
44-vjeçari me origjinë nga jugu i Italisë, është mjaft popullor mes republikanëve, por nëse shpall kandidaturën për president, ai pritet të jetë në shënjestër të sumleve të ashpra nga Donald Trump, i cili e ka paralajmëruar për një gjë të tillë.
Megjithatë, sondazhet tregojnë se Trump vijon të qëndrojë më popullor, duke kaluar jo vetëm DeSantis por edhe presidentin aktual Joe Biden.