Nga SUADA DACI
E takova profesor Robertin në një nga kafet më të veçanta në kryeqytet (kaloj aty çdo ditë dhe se kisha vënë re) te “ Pallatet Agimi”, një qoshk e vogël (alla franceze) mbushur plot me artistë, ku Radoja kalon paraditet e tij.
“Ditën e nis duke bërë punët e shtëpisë, të cilat i kam bërë gjithnjë sepse më ka pëlqyer t’i bëj vetë gjërat e mia. Më pas vij tek kjo kafja që e kam afër me shtëpinë pasi më duket një vend tepër i këndshëm në Tiranë”…
A ka patur vende të lezetshme Tirana, e pyes unë ?! Dhe Robert Radoja, i cili që prej vitit 1960 nuk u shkëput më nga Tirana thotë që po. “Tirana ka patur gjithnjë aktivitet. Ka patur disa lokale shumë interesante për kohën, si kafe Flora përshembull”, thotë ai. Unë insistoj ta ngacmojë duke i kujtuar që jo më larg se pak ditë më parë e hasa në një nga klubet e natës në kryeqytet. Mos vallë profesor Radoja frekuenton edhe jetën e natës? (Qesh)
“Më 5 shkurt do të ishte 81 vjetori i Ferdinand Dedës dhe Eltoni është rritur me djalin tim të madh, kanë qenë të dy studentë për piano. Shkova tek Toni sepse më tha që kam hapur një lokal dhe ishte shumë bukur. Kjo ndodhi vetëm një herë nuk jam një frekuentues i jetës së natës…
Shkrimin e plotë për artistin e madh Robert Radoja e gjeni në numrin e 6-të të Revistës Newsbomb, e cila ka dalë në treg prej datës 20 shkurt dhe gjendet në çdo pikë shitje në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe për lexim online.