‘’Dukej si një premtim elektoral. Ja ku jemi sot këtu, ku kemi kthyer në identitet mbi 3000 m2 ndërtime. I kemi dhënë jetë shtëpisë së Marigosë. Do të ketë akoma kohë, sepse qytetit i Vlorës i mungon një muze, jam e lumtur të deklaroj se do të nisë së shpejti. Janë investime që do të kthejnë identitetin e humbur, ato do të kthejnë dhe besimin e qytetarëve. Rilindja urbane e konceptuar nga Edi Rama nuk është një fasadë. Rilindja urbane i përket komuniteteve. Është për t’i dhënë frymën qytetarëve që ta prekin dhe jetojnë’’, u shpreh ministrja e Kulturës Margariti.