Ka rinisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për çështjen e shkarkimit të presidenit Ilir Meta.
Fjalën e ka marrë përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Bushka, e cila ka kërkuar që procesi për shkarkimin e Metës të jetë një proces për vendosjen e standardeve.
Sipas saj, Meta ka bërë një sërë shkeljesh, duke tejkaluar kompetencat e veta. Ai ka ndërhyrë në procesin zgjedhor si dhe ka frymëzuar dhunë e ndasi shoqërore, tha Bushka.
“Retorika e tij ka frymëzuar dhunë dhe ndasi shoqërore. Ka tejkaluar kompetencat e veta dhe ka ndërhyrë në procesin zgjedhor. Shkeljet e Metës janë të rënda për integritetin, marrëdhëniet me jashtë dhe sigurinë. Ka përdorur një retorikë dhune. Ky dihet të jetë një proces për vendosje të standardeve”, deklaroi Klotilda Bushka.