Uzina e përpunimit të naftës në Ballsh ka rinisur punën pas një viti nga falimentimi i kompanisë, si pasojë e privatizimit të dështuar nga qeverisja e mëparshme.
Mbyllja e fabrikës la pa punë me qindra persona. Kryeministri Rama dhe ministri i energjitikës Damian Gjiknuri inspektuan rafinerinë pasi ajo kaloi në një tjetër administrim. Filimi i punës në këtë fabrikë ka ndikim pozitiv në ekonominë e banorëve si dhe atë të shtetit.