
Geraldo Durda, djali avokat i Zamira Durdës, që humbi vëllanë e vogël 8 vjeç në tragjedinë e Gërdecit, duke parë lajmet e fundit për sekuestrimet e OFL-së, ka ngritur pyetjen se kur do i kërkohet Mihal Delijorgjit të justifikojë pasurinë.
Erison Durda, 8 vjeç, ishte një nga 26 viktimat e shpërthimit tragjik në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.
Kujtojmë se Mihal Delijorgji ishte një nga personat që ishte cilësuar nga gjykata si përgjegjës për tragjedinë e 15 marsit 2008, por u lirua më vonë nga gjykata.
Sot, rreth 12 vite pas asaj tragjedie, Geraldo Duda kërkon drejtësi për vëllanë e tij Erisonin, dhe këtë drejtësi shpreson ta gjejë të OFL, pasi njësia e re duket të ketë filluar me dorë të hekurt.
Geraldo dhe Zamira janë ende në pritje, ndërsa nuk dihet nëse kërkesa e tij do të merret parasysh.