Snoop Dogg do të kthehet këtë vit në muzikë me albumin e tij të 13-të që do të publikohet në mars . Ky projekt mban kokë e këmbë autorësine e producentit Pharrell Williams, për të cilin reperi shprehet entuziast dhe i privilegjuar. “Bush” titullohet ky album dhe do të ketë si këngë udhëheqëse singëllin “Peaches N Cream”, që pritet të publikohet shumë shpejt. Në këtë album do të gjenden bashkëpunime me emra të mëdhenj, një ndër të cilët edhe Stivie Wonder. Deri tani kishim dëgjuar për Snoop vetëm përmes thashethemeve, ishte koha të fliste muzika e tij!