Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Richard Grenell “paralajmëron” Kurtin: Pasojat do të jenë të rënda për Kosovën nëse refuzohen kërkesat e Perëndimit

Lajme të ngjashëm

 

Ish- i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka paralajmëruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, nëse nuk i përmbahet angazhimeve të dhëna nga ndërkombëtarët.

Grenell ka paralajmëruar Kurtin përmes një postimi në Twitter, duke thënë se Kosova duhet të përgatitet për pasoja të rënda, nëse qeveria nuk i përgjigjet kërkesave të Perëndimit.

“Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë.

Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk respekton. Unë i kam parë pasojat dhe nuk është e bukur”, shkroi ish-zyrtari i SHBA-së.

Më herët Kurti është shprehur se Kosova nuk do të zgjidhë gjë nën presion ose sanksione. Kryeministri kosovar ka shtuar marrëdhënia e Kosovës me SHBA dhe BE është  e shkëlqyer.

Ndërkohë, në takimin me Escobar dhe Lajçak, Kurtit i janë paraqitur tri pika të domosdoshme për Asociacionin e Kosovës që përfshinin uljen e tensioneve në Veri, zgjedhjet e reja komunale dhe rikthimin në dialogun Prishtinë-Beograd.

Më shumë