Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pasi ka dalë nga Prokuroria ku ka dhënë dëshminë në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit.
Berisha duket se ka vendosur t’i rikthehet sërish “Foltores”, pasi ka ftuar demokratët e Shkodrës që të dielën të mblidhen në orën 11:00 në “Pallatin e Sporteve”, dukee mos dhenë më shumë detaje.
Ndër të tjera ai tha se revolucioni nuk do ndalet deri sa të marrin selinë e PD.
“Ata janë mercenarë. Ata mbronin Lulzim Bravën për të cilën nuk kishte siguri mbrojtja nga garda. Ajo shenja me dore tregonte se, u thash të hyjnë sepse ishin në rrugë. Ata duhet të bashkoheshin se i ndante rruga dhe dera. Pretendimet e mia janë të vërteta.
Që të gjitha sendet e paligjshme i ka larguar Lul Brava me mjetin e tij. Provë të padiskutueshme që ka pasur persona të armatosur. Përkrahësit e tij ishin njerëz idealistë. Ishte protesta më paqësore në historinë e vendit. Nuk u prek asnjë polic dhe asnjë person i palës tjetër.
Ftoj demokratët e Shkodrës të dielën në orën 11: 00 në Pallatin e Sportit. Revolucioni nuk do ndalet deri sa të marrin në dorë selinë”tha Berisha ndër të tjera.
“Do ketë takime të dy llojeve. Gjithcka në funksion të një strategjie në largim të narko-shtetit dhe përgatitje të vendit për protesta të fuqishme. Nuk mundet kurrë që ky popull të pajtohet me kufoma politike. Nuk mundet që ky popull të pranojë lidhje të tjera të tmerrshme me krimin. Do të ketë pastaj tryeza në të cilat do shkëmbehen mendime për fusha të ndryshme” tha ai ndër të tjera.