Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
32 °
Mër
29 °
E shtunë, 23 Shtator, 2023

Restaurohet plotësisht mozaiku “Shqipëria”, në Sheshin Skënderbej (VIDEO)

Lajme të ngjashëm

Mozaiku “Shqipëria” në qendër të Tiranës, në Sheshin Skënderbej është restauruar plotësisht dhe mbrëmjen e djeshme në një ceremoni të veçantë është ngritur flamuri i Bashkimit Evropian që e mbulonte prej muajsh.

Pas një pune të gjatë e të kujdesshme restauruese, zëvendësimit pjesëz pas pjesëze me të njëjtat materiale të 40 viteve më parë, mozaiku-simbol i Muzeut Historik Kombëtar është përuruar.

E pranishme ka qenë ministrja e Kulturës Elva Margariti, bashkë me ambasadoren e BE-së Christiane Hohmann dhe përfaqësues të trupave diplomatike në Tiranë. Vepra mban firmën e artistëve Vilson Kilica, Anastas Kostandini, Aleksandër Filipi dhe Josif Droboniku.

Më shumë