
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar lidhur me bllokimin e rrugëve për shkak të reshjeve të papritura të borës, ndërsa thekson se ato kanë sjellë dëmtimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në qarkun e Elbasanit.
Ndërkaq Balla më tej thotë se po punohet kudo për të garantuar që rrugët të mbahen të hapura si dhe po riparohet çdo dëmtim i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.
“Reshjet e menjëhershme dhe të shumta të dëborës kanë shkaktuar bllokim të përkohshëm të rrugëve apo dëmtim të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në qarkun e elbasanit.
Po punohet kudo për të garantuar që rrugët të mbahen të hapura si dhe po riparohet çdo dëmtim i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.
Ne do të vazhdojmë edhe sot si çdo ditë, me mendje e me zemër, operacionin humanitar të rezistencës për ekzistencë”, tha Balla.