Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Pre
24 °
Sht
34 °
Die
26 °
Hën
29 °
Mar
32 °
E premte, 22 Shtator, 2023

Reshje shiu dhe kthjellime, mësoni si do të jetë moti sot dhe nesër

Lajme të ngjashëm

Dita e shtunë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe prej mesdite edhe intervale kthjellimesh, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshjet e shiut pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në mesditë, më pas reshjet do të lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore deri në orët e mbrëmjes.

Dita e diel do të ketë mot  me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në jug të vendit në orët e mëngjesit do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët

Era ditën e shtunë do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 8m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2ballë.

Ditën e diel era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Më shumë