Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
28 °
Pre
27 °
Sht
28 °
E martë, 3 Tetor, 2023

‘Republika e Maqedonisë së Veriut’, Rusia: Dyshime mbi legjitimitetin e procesit të ndryshimit të emrit

Lajme të ngjashëm

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ngriti sot dyshime mbi legjitimitetin e procesit të ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

“Kur emri miratohet me anë të një dokumenti, që për shembull, nuk është nënshkruar në nivelin që përcakton kushtetuta e Maqedonisë – kjo ngre pikëpyetjet mbi legjitimitetin e procesit”, tha ai në Moskë.

Parlamenti i Maqedonisë miratoi të premten një sërë amendamentesh kushtetuese për të ndryshuar emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut, në bazë të një marrëveshje me Greqinë që synon t’i japë fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare mes dy vendeve fqinje. Zgjidhja e çështjes së emrit i hap dritën jeshile anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian./VOA

Më shumë