Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
5.1kmh
0 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
25 °
E hënë, 2 Tetor, 2023

Replika / Kadare: Letra e Nasho Jorgaqit, e shëmtuar

Lajme të ngjashëm

Nasho Jorgaqi dhe Ismail Kadare

Muaj më parë në një letër të hapur shkrimtari Nasho Jorgaqi  shkruan se e mbante mend pranverën e vitit 1985, kur ishin miq me Kadarenë dhe se Kadareja nuk i kishte treguar se po shkruante romanin “Mjegullat e Tiranës”.

“Ka kaluar prej atëherë mbi gjysmë shekulli kur, pa pritur e pa kujtuar, ti boton së fundmi romanin “Mjegullat e Tiranës”, shoqëruar me një intervistë ku thua se titulli fillestar i kësaj vepre paska qenë “Dashuria nr.2”. Nga shënimi në faqen e fundit të veprës del se e ke mbaruar në pranverën e vitit 1958, kur akoma nuk kishe shkuar për studime në Moskë, pasi letrën tënde të parë prej andej e kam marrë më 20 shtator 1958. Pra, siç del nga data, vepra qenka shkruar në Tiranë pikërisht kur unë shkruaja novelën “Dashuria e Mimozës”. Nuk e fsheh që për mua kjo ishte një çudi e madhe, që ngre pikëpyetje jo pa rëndësi për marrëdhëniet tona të atëhershme aq miqësore. Pyes: si është e mundur që me ato lidhje aq të ngushta që kishim, kur e vinim në dijeni njëri-tjetrin për shumçka të rëndësishme që krijonim, ti paske shkruar një roman, për më tepër me një temë të përbashkët me novelën time, dhe nuk më ke thënë asgjë, qoftë edhe formalisht? Si është e mundur që nuk je hapur as atëherë e as më vonë në bisedat tona pa fund përgjatë disa dekadash miqësie?”, ka shkruar Jorgaqi.

Po kështu shkrimtari Jorgaqi në letrën e hapur, argumenton pikëpamjet e Kadaresë me bazë tek realizmi socialist.

“Të them sinqerisht, duke arsyetuar nga shumë pikëpamje, më rezulton që romani të mos jetë shkruar në vitin 1958, sepse nga pranvera deri në vjeshtë të atij viti kur ti shkove për studime, mund të më kishe thënë diçka. Ndërkaq e dija se në ditët dhe netët e stuhishme të dashurisë tënde ke mbajtur ditar, çka e pohon edhe në intervistë. Këto shënime të ditarit, me sa duket, të kanë shërbyer shumë vite më vonë për të shkruar romanin. Them “vite më vonë” se, me aq sa t’i njihja unë nga afër mendimet, ti akoma nuk kishe shkuar deri në mohimin e parimeve bazë të realizmit socialist. Ishim akoma në vitet 50, kur ato parime s’ishin kthyer ende në “pranga” për letërsinë tonë. Madje, për hir të së vërtetës, me gjithë kufizimet e padëshiruara dhe autocensurën tonë, ekzistonte herë-herë një atmosferë, në mos entuziaste, së paku me një farë lirie të mjaftueshme për të krijuar vepra me vlera artistike, ashtu siç e dëshmojnë krijimet më të mira të kohës. Në mes tyre do të rendisja edhe vjershat e poemat e tua më të goditura të vëllimit “Ëndërrime” (1957), të frymëzuara nga idetë e kohës, siç qenë poema “Sekretari”, “Lenini”, “Motive partizane” apo lirika politike “Koha e partisë” etj., të shkruara plot ndjenja, me një zë origjinal e spontanitet, larg retorikës dhe skemave të shumicës së vjershave të kohës. Ishte kjo kohë për të cilën ti pretendon se ke shkruar romanin, ndërkohë që sot shprehesh se “në vitet pesëdhjetë letërsia shqipe ishte në ditët më të zeza të saj…Kjo ngjante aq e mjerë sa të vinte turp të ishe shkrimtar…zotëronte një thatësirë e papërfytyrueshme…shkurt, asgjë njerëzore nuk ndihej në faqet e saj…”, shkruante Jorgaqi për Kadarenë.

Por në romanin “Mëngjese në Kafe Rostand”, Kadareja e akuzonte Jorgaqin si agjent: “Nuk të thashë për romanin, se nuk pata besim te ti”. 

Nëpërmjet një letre tjetër Jorgaqi kundërshtonte argumentet e Kadaresë duke shkruar: “E mbi të gjitha, si e fute spiunin në shtëpi? Si e mbajte miqësinë me mua për disa dekada dhe nuk dyshove qoftë dhe një herë për t’u distancuar nga e keqja?”.

Më shumë