Reperi Shubhdeep Singh Sidhu, i njohur më mirë me emrin e tij artistik Sidhu Moose Wala, u vra nga një atentat teksa po ngiste makinën e tij në Mansa, në Indinë veriore.
Mediat e huaja bëjnë me dije se reperi u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marr.
Reperi ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare. Zyrtari më i lartë i policisë së shtetit Punjab, VK Bhawra, tha se hetimi fillestar kishte zbuluar se vrasja ishte rezultat i një rivaliteti ndërmjet bandave.
Moose Walawho ndërthuri muzikën hip-hop, rap dhe folk, filloi si kompozitor përpara se një këngë hit në 2017 të katapultonte karrierën e tij, duke e bërë atë të njohur në mesin e diasporës indiane, Britani dhe Kanada.
