Reperi i njohur amerikan Baby Blue Pretty Ricky ndodhet në në gjendje kritike për jetën pasi u qëllua me armë zjarri në Miami gjatë një tentative grabitje.
36-vjeçari u qëllua mbrëmjen e së mërkurës nga dy grabitës të armatosur në sallat e lojrave të SpareZ, ku po merrte pjesë për publikimin e këngës së tij të re “Jerry Rice”, është thënë në deklaratën nga ekipi i tij.
Policia amerikane tha se të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinin efektivët e policisë. Ngjarja është duke u hetuar dhe të dyshuarit kryesorë janë ende në kërkim nga policia.
Përmes një postimi në Twitter, reperi falenderoi ndjekësit për interesimin lidhur mbi shëndetin e tij, teksa thotë se ndodhet ende në spital dhe është duke u rimëkëmbur më vështirësi pasi plumbi i përshkoi shpinën gjatë momentit që grabitësit hapën zjarr.