NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result


në Ekonomi

Rënia e importit të ushqimeve zbulon emigracionin e lartë dhe dobësitë në konsum

23/05/2023, 07:21
0
Foto ilustruese

Foto ilustruese












Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

Euro ©credits abcnews.al

“E premte e zezë” për Euron, prek nivelin më të ulët prej fillimit të gushtit

24/11/2023, 17:33
Foto Ilustruese/ Revista Newsbomb.al

Buxheti mbi shpatullat e qytetarëve

24/11/2023, 08:51
Diell pranveror, temperaturat sot shkojnë deri në 16°C

Italia e para për kompanitë e huaja të regjistruara në Shqipëri gjatë 2022

18/11/2023, 10:43
Foto ilustruese

Leku më i fortë se kurrë, fiton pikë ndaj të gjitha valutave kryesore

13/11/2023, 15:35
Gent Sejko

Sejko ngre shqetësimin: Të rishikohet skema e pensioneve, ka kosto për buxhetin

10/11/2023, 15:24

Përveç produkteve të mishit dhe bulmetit, që pasqyrojnë krizën e sektorit të blegtorisë, importet e produkteve të tjera ushqimore kanë pësuar tkurrje të shpejtë në 4 mujorin e parë të vitit, një trend rënës që ka nisur që vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT që i përkasin periudhës janar-prill 2023, importet e ushqimeve në sasi pësuan rënie me 11 për qind. Rënia e ushqimeve në një kohë që prodhimi vendas mbetet i njëjtë dhe më rënie në disa artikuj po zbulon trendet negative të emigracionit dhe dobësitë në konsum prej çmimeve të larta.

Të dhënat më te detajuara tregojnë rënie të madhe të dy grupeve kryesore, sheqernave me 41 % dhe drithërave me 28 për qind. Rënia në këto artikuj është pasqyrim i ndryshimit të popullsisë në favor të plakjes dhe emigracionit të lartë. Vitin e kaluar rreth 30 mijë persona kanë kërkuar azil në Britaninë e Madhe dhe BE, teksa mijëra të tjerë kanë emigruar në mënyrë të rregullt në vendet e BE-së, Kanada, SHBA.

Emigracioni i lartë po shuan nga një qytet në vit me madhësinë e Kukësit. Më shumë se 80 për qind e kësaj grup-moshe janë të rinj dhe përbëjnë konsumatorin kryesor, tha Adi Haxhiymeri nga Shoqata e Përpunuesve të Miellit. Çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtarë janë stabilizuar, por importet nuk po rikuperohen nga dobësitë në konsum.

E njëjta situatë edhe në importin e sheqernave, ku konsumi vendas bazohet tërësisht ne import, ndryshe nga drithërat ku ka prani të prodhimit për auto-konsum. Rënia e importeve të sheqernave me 40 për qind në sasi në këtë fillim vit tregon dobësitë në konsum për shkak të emigrimit dhe mungesës së fuqisë blerëse, pohojnë tregtarët e shumicës në tregun tek Uzina Dinamo. Pakësimi i të rinjve që janë konsumatorët kryesore të ëmbëlsirave ka ndikuar në uljen e importeve me bazë sheqerin.

Më rënie dyshifrore të sasive të importit ishin edhe produkte të tjera të ushqimeve si farat, vajrat, peshku, frutat , zarzavatet etj.

Në krahun tjetër rritje të importeve kanë pësuar disa artikuj që lidhen me prodhimin blegtoral. Rritja e importeve në këtë grup më shumë lidhet me krizën në sektorin e blegtorisë se me shtimin e konsumit në këto produkte.

Numri i bagëtive në zonat rurale të vendit po tkurret me shpejtësi nga pakësimi i popullsisë rurale dhe kostove të larta që ka mbarështimi i bagëtive. Prodhimi vendas ka rënë në atë masë duke krijuar një flluskë çmimesh të larta, aq sa edhe prodhimet më cilësore të importit po bëhen konkurruese në supermaketet shqiptare.

Bujqësia shqiptare vuan nga një informalitet i lartë dhe mungesë të dhënash të besueshme. Mungesa e një inventari për nevojat e konsumit të brendshëm për ta ingranuar me prodhimin dhe nga ana tjetër subvencionet e dobëta po mbajnë peng zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

A ju ndihmoi ky artikull?
PoJo
Etiketa: importkonsumushqime

Artikull paraprak
Aktualitet

Sherr në një lokal në Korçë, njëri plagoset me armë dhe tjetri dhunohet rëndë

10/12/2023, 10:23
Artikull tjetër
Aktualitet

Sherr në një lokal në Korçë, njëri plagoset me armë dhe tjetri dhunohet rëndë

10/12/2023, 10:23
Artikull paraprak
Aktualitet

Sherr në një lokal në Korçë, njëri plagoset me armë dhe tjetri dhunohet rëndë

10/12/2023, 10:23
Artikull tjetër
Aktualitet

Sherr në një lokal në Korçë, njëri plagoset me armë dhe tjetri dhunohet rëndë

10/12/2023, 10:23

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *



 







Më shumë

Lajme të lidhura

Kolona me ndihma humanitare u grumbulluan pranë kufirit të Egjiptit me Rripin e Gazës © Credits vanguardngr.com

Banorët e Gazës në krizë humanitare, bllokohen kamionët me ushqime në Egjipt

15/10/2023, 20:35
0

...

Izrael ©credits www.dailymail.co.uk

OKB: Ushqimi dhe uji në Gaza do të mbarojnë shumë shpejt

12/10/2023, 19:47
0

...

Foto e marrë nga interneti / © Google

Të varfrit në Shqipëri, me pamundësinë më të madhe në Europë për të siguruar ushqim të mjaftueshëm

11/07/2023, 07:41
0

...

Furgoni me ushqime qe u ndalua me 13 maj ne Bashkine Shkoder

Shpërndante ushqime për vota, policia gjen pas dy javësh drejtorin e Ujësjellësit dhe e shoqëron në komisariat

30/05/2023, 21:51
0

...

Shoqërohen në POLICI dy punonjës të Bashkisë SHKODËR, u kapën në furgonin e mbushur me 50 PAKO me USHQIME

50 qese me ushqime për vota, arrestohet drejtori dhe dy punonjësit në Bashkinë Shkodër, në kërkim shefi tjetër që i porositi (EMRAT – NGJARJA)

13/05/2023, 09:48
0

...


Lajmet e fundit

Foto ilustruese/ © Credits facebook.com/policiashtetitshqiptar

Sherr në një lokal në Korçë, njëri plagoset me armë dhe tjetri dhunohet rëndë

2023/12/10  10:23am
0

Foto nga arrestimi i 17-vjeçares

U vodhën paratë dy personave në sheshin “Skënderbej”, arrestohet adoleshenti

2023/12/10  9:54am
0

E ndjera Liridona dhe dy djemte e saj

Nëna u vra me urdhër të babait, fëmijët e Liridonës i merr në përkujdesje Suedia

2023/12/10  9:34am
0

Foto ilustruese

Kolumbia heq gjobat për përdoruesit e sasive të vogla të drogës

2023/12/10  9:11am
0









































Para
Gazeta Dita

Gazeta Dita

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ