Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë publike në rrjete sociale një rast të rrallë, por shumë të gëzueshëm për Ardenisin 10-vjeçar dhe familjen e tij.
Ai prej kohësh luftonte në në betejën e vështirë me tumorin në sistemin nervor, por pas ndërhyrjes delikate në neurokirurgji dhe përfundimit të një trajtimi kompleks me radioterapi në spitalin onkologjik, 10 vjeçari nga Burreli ka arritur të fitojë një betejë të rëndësishme në luftën kundër kancerit.
Sot ishte një ditë speciale për të, pasi feston ditëlindjen e 10-të.