Kryeminisrtri Edi Rama gjatë një konference të përbashkët me kryeminstren e Finlandës Sanna Marin, tha se Shqipëria mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Rama: Mbështesim anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Në çdo aspekt, këto 2 vende janë një vlerë e shtuar e NATO. Në ditët e sotme dyert e NATO duhet të jenë të hapur për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë. Jemi të privilegjuar që të na jepet një mundësi për të mbështetur Finlandën. I thashë kryeministres së Finlandës se nuk pres asgjë për negociata.
Ndërsa Kryeministrja Sanna Marin tha se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është i rëndësishëm, në një kohë kur Europa po përballet me kërcënimin e agresionit rus.
Kryeministrja Marin: Si Finlanda dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera që datojnë nga viti 1956. Jemi së bashku për të ndihmuar Ukrainën dhe për ta ndalur agresionin rus. Ky agresion rus mbi Ukrainë, ka ndryshuar mjedisin e sigurisë.
Ne kemi paraqitur kërkesë për në NATO. Dua të falenderoj Shqipërinë për mbështetjen tuaj të qartë. Zëri juaj dërgon mesazh të rëndësishëm për Rusinë. Ne jemi të bashkuar dhe se nuk ka vend për logjikën e Rusisë. Ky do të jetë mesazhi nga samiti që do të mbahet në Mardrid. Ne jemi ofrues sigurie, na duhet të intenifikojmë mbëhstetjen për Ukrainën.
Finlanda është një mbështetës afatgjatë i zgjerimit të BE, përparësia jonë është që të nisin sa më parë negociatat për Shqipërinë. Anëtarësimi ynë në NATO do të thotë shumë për kombin tonë. Ne duam të shohim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE. Duam të mbështesim Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE. Nuk ka marrëdhënie më të thellë mes kombeve përveçse të jenë aleatë. Na duhet të punojmë shumë për tranzicionin e gjelbër.