Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
52 %
3.6kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
20 °
E hënë, 2 Tetor, 2023

Rama sulmon ashpër Metën nga Durrësi: Merr sopatën dhe priti duart atij të LSI që blinte vota. O lëre rakinë o ta nxjerrim me zor, ose MOS dil fare, rri aty ku je

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës, në mitingun përmbyllës të PS në kuadër të fushatës elektorale të 25 prillit 2021.

Rama me të marrë fjalën ka thumbuar PD-në lidhur me deklaratën e Xhelal Mziut, duke thënë se falja e tij nuk i duhet as dreqit dhe është një falje e detyruar, nga ata që e kanë nxjerrë aty, pasi i kanë mbushur brekët nga frika.

Më tej Rama përmendi dhe rastin e eksponentëve të LSI, që dolën me zë dhe figurë duke blerë vota. Rama i bën thirrje Metës të dalë dhe të mbajë zotimin e tij, për t’prerë duart atyre që blejnë vota.

Nuk kanë munguar ironitë therëse të kryeministrit, teksa në fund i bëri thirrje Kreut të Shtetit që të mos dalë fare dhe të qendrojnë në shtëpi.

Rama: Këtu në Durrës falë gjithë kësaj armate qytetare, njerëzish të zakonshëm dhe të buzëqeshur, paqësorë e punëtorë, në 25 prill do t’ju tregojmë nga Durrrësi të gjithë shqiptarëve, por edhe atyre që nuk kanë lënë gurë pa luajtur për të na penguar, se Durrësin dhe PS nuk ka forcë që e ndal. Ju sot patë një fytyrë të dalë nga zgafellat e historisë shqiptare (flet për Xhelal Mziun), një figurë të errët, një fytyrë që duket sikur shekujt e kanë harruar mes nesh, një fytyrë që është shëmbëlltyra më reale, më e prekshme e atyre që duan me çdo kusht që të na kthejnë pas. Ky i tha njerëzve që mjaftonte një telefonatë dhe ky bashkë me grupin e tij të shkonin në vendin ku vinte telefonata dhe do bënin atë që bënë në Elbasan. Pastaj kërkoi falje. Falja e tij nuk i duhet as dreqit dhe jo më shqiptarëve. Ndërkohë që ky kërkon falje nga frika pasi ata që e nxorrën të kërkojnë falje i kanë mbushur ato që nuk thuhen, nuk kanë kërkuar ende falje për atë që ndodhi në Elbasan. Kërkojnë falje për fjalët e një analfabeti funksional dhe nuk kërkojnë falje për atë që ndodhi në Elbasan. Po sot njëri i LSI, i Monikës dhe Likes doli duke blerë vota dhe unë i thashë Likes; Dil o Like merr sopatën dhe priti duart. Jo vetëm nuk doli, por bënte postime dilni votoni mos kini merak për demokraci për vllazni, o Like o Like, o Like ta kisha thënë “o lëre rakinë o do ta xjerin me zor”. Është më keq kur ta nxjerrin me zor se kur e lën vetë se kur e lë vetë e lë pak nga pak kurse me zor e merr sfurkun dhe sopatën dhe s’di ku tja gjesh vendin. Mos dil më rri aty ku je të dielën do jetë festë, të gjithë këta luanët e dalë nga zgafellat e historisë do kthehen në lepuj.

Më shumë