Kryeminsitri Edi Rama ka shpërdarë postimin e përfaqësuesit të lartë të BE, Josep Borrell, i cili thotë se duhet të bëhen zgjedhje në 4 komuna dhe Serbia e Kosova t’i kthehen dialogut.
E teksa ndan këtë postim Rama shkruan se shpreson që Kosova dhe Serbia të zgjidhin konfliktet përpara se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër tyre.
Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se të dyja palët duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse.
“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane.
Shpresoj shumë që Kosova jonë vëllazërore dhe Serbia mike do ta zgjidhin këtë konflikt përpara se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër tyre. Ata duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse”, shkruan Rama në postimin e tij.