Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme bashkë me bashkëshorten Linda Rama dhe djalin e vogël, Zaho ndodhen në Kalabri të Italisë.
Kryeministri është shpallur “Qytetar Nderi” i Vaccarizzo Albanese në Kalabri. Rama u shpreh se Vaccarizzo Albanese është historia e një pjese të lirisë së Shqipërisë.
“Kalabri – Faleminderit për nderimin, qytetar nderi i Vaccarizzo Albanese, aty ku kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës”, shkruan Rama në postimin i tij.
“Dua t’iu falenderoj të gjithëve këtu në sallë. Pasi vizitova tokën e arbëreshëve, kjo do jetë një kartolinë e bukur për zonën. Iu falenderoj shumë”, tha ndër të tjera kryeministri Rama gjatë fjalës së tij.