Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se raportet e nxjerra nga Transparency International merr me rezervë, pasi nuk janë shumë të besueshme. Sipas tij, këto raporte bëhen nga OJQ-të në vendin tonë.
Ai u shpreh se të vetmet raporte që merr seriozisht janë ato të Komisionit Europian dhe Bankës Botërore.
“Këto raportet ndërkombëtare, përjashto raportin e Komisionit Europian, që është i punuar nga një grup i tërë njerëzish dhe raportet e Bankës Botërore, të tjerat i marr të gjitha me rezervë.Këto të gjitha gatuhen këtu, njëherë i merr një OJQ, njëherë një tjetër. Kam edhe një raport këtu që ka kohë që ka ardhur, që lidhet me vjedhjet. Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve, ose me numrin më të lartë të frutave në Europë”, tha Rama në Open.
Kujtojmë se pak ditë më parë Transparency International publikoi raportin e korrupsionit, ku Shqipëria kishte humbur pikë dhe vlerësohej negativisht.