Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
2.1kmh
20 %
Pre
27 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Rama përshëndet marrëveshjen Kurti-Vuçiç: Le të shpresojmë të mos jetë dredhi ballkanike

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur dakordësimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për marrëveshjen dypalëshe ditën e djeshme në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Rama megjithatë shpreh shqetësimin se marrëveshja “të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike”, ndonëse nuk dihet se çfarë i referohet, pasi Kurti është ai që ka rënë dy herë dakord ndërsa Vuçiç s’ka pranuar të firmosë.

Rama thotë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të ishte “historike”, ndonëse nuk parashikon as njohjen e Kosovës, por ndër të tjera formimin e “asociacionit”.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit.

Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, shprehet Rama.

Më shumë