Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, ministri i ri i Financave Arben Ahmetaj dhe deputeti Erion Braçe, kanë marrë rrugën në këmbë drejt vilës qeveritare ku pritet të zhvillohet takimi i përjavshëm me krerët e aleancës qeverisëse.
Para pak minutash Rama dhe Meta konsumuan edhe një kafe në shoqërinë e njëri tjetrit pas konferencës për shtyp.
Sakaq, pas këtij takimi mes krerëve të aleancës pritet edhe mbledhja e Byrosë pas kërkesës së PS për masën disiplinore ndaj tre deputetëve, Gent Strazimiri, Albina Deda dhe Bedri Hoxha të cilët qëlluan me vezë në seancën parlamentare të ditës së djeshme.