Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Rama paralajmëron: Asnjë tolerim ndaj atyre që shkelin ligjin me prodhimin e tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tolerim, ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshme.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se Task Froca vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që nuk zbatojnë ligjin, në lidhje me përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshme.

“Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, tashmë kategorikisht të ndaluara.

Pas një fushate shëmbullore të informimit publik dhe ndërgjegjësimit të shumicës prej qytetarëve mbi rëndësinë e jashtëzakomshme të reduktimit të plastikës.

TASK FORCA vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vazhdojnë avazin e vjetër kokëfortë të moszbatimit të ligjit.”-shkruan Rama.

Më shumë