Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjen Cakoni që humbi shtatë anëtarë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë vizitës te 10-vjeçari Alesio Cakoni, i cili humbi babanë dhe motrën, Rama kishte marrë me vete edhe 7-vjeçarin Aurel Lala. Të dy fëmijët u hodhën nga dritaret e banesës në Thumanë për t’i shpëtuar tërmetit shkatërrimtar.
Kryeministri Rama i ka treguar edhe dhomën e re Alesios, ndërsa disa ditë më parë ai u plotësoi ëndrrën fëmijëve duke i mundësuar të takohen me idhujt e tyre në futboll, Cristiano Ronaldo dhe Gigi Buffon.
Rama tha se dy fëmijët do të kenë edhe një bursë të veçantë për libra, rroba dhe aktivitete sportive.
VIDEO: