Kryeministri Edi Rama bën me dije se në aeroportin “Nënë Tereza”, sot ka patur fluturim rekord.
Përmes një postimi në facebook, Rama njofton se në vendin tonë kanë mbërritur dje she sot mbi 20 mijë vizitorë, të cilët duan të ndjekin nga afër finalen e Conference League, mes Romës dhe Feyenoord.
“Fluturime rekord në aeroportin “Nënë Tereza”, ku janë procesuar mbi 20 mijë vizitorë në më pak se 48 orë dhe ku mbresat e shprehura nga UEFA janë të shkëlqyera, pas shqetësimit se mund të kishte probleme nga mbingarkesa e jashtëzakonshme”, shkruan Rama.