Kryeministri Edi Rama prezontoi “Paktin për Universitetin” me 12 pika për plotësimin e kërkesave të studentëve.
Ndër të tjera Rama bëri me dije se kanë nisur punimet për kampusin e universitetit. Ndërsa shtoi se ministritë do të fokusohen të mundësojnë më shumë ditë praktikash mësimore. Po ashtu Rama deklaroi se do të krijohet një fond solidariteti për të gjithë ata që lidhin kontrata me shtetin, si kusht kontributin për universitetin.
“Pika tjetër është kampusi universitar i Tiranës. Është firmosur urdhri për të nisur punën për të cuar më tej një projekt që ka ngecur për problemin e pronës. Besoj se e keni parë ata që u refuzuan nga studentët për të protestauar kanë menca, klube dhe lloto në sallat e konvikteve të vajzave. Po punojmë në një vendimarrje, marrëveshje kuadër të ministrive të linjës në fuksion të fushave kryesore për kërkim shkencor. Marrëveshjen kuadër për të pajtuar universitetet për të dalë në treg. Ne do të ndërhyjmë për të mbështetur daljen në treg të universiteteve. Po ashtu ministritë do të marrin përsipër rritjen e praktikave mësimore që e kam dëgjuar në të gjitha takimet. E fundit është pika e 12 jemi në diskutim për krijimin e një fondi solidariteti për të gjithë ata që do të lidhin kontrata me shtetin. Shembull një kontratë për një minierë, do të përmbajë brenda edhe një pikë ku atij që do marrë fondin do i thuhet shko te fakulteti gjeologjik dhe jep një kontribut”, tha Rama.