Kryeminstri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarë dhe simpatizantë të PS në Lezhë.
Gjatë fjalës së tij Rama ka ironizuar aleatët e Lulzim Bashës dhe vetë kreun e demokratëve. Ai tha se gjatë takimeve elektorale Basha vetë rri mbi makinë, ndërsa qytetarët poshtë “bëhen përshesh”.
“Me këta do ta bëni Shqipërinë, Nard Ndoka, Monika, Luli. Është shumë e qartë se Luli është dhëndrri që ka nisur me shpresën për të bërë një dasëm. Por nusja që dëmtohet është Shqipëria. Luli është si Gjinua. Ai është për të krijuar idenë se një dasëm do të ndodhë, Luli nuk është aq i keq, por gjumi i ka dëmtuar zonën ku ai mendon. Ky rri lart në makinë dhe thotë dua nuse dhe ata poshtë bëhen përshesh. Këta larg qoftë, mitingun e mbylljes do ta bëjnë tek ‘Shefqet Ndroqi’. Këta edhe me Covid kanë vetmë dy gishtat dhe “Rama ik”. Nuk dinë fjalë tjetër. Unë mendoj se është koha kur njeriu duhet ta ndajë simpatinë dhe përkatësinë partiake me interesin, të ndajë votën nga tifozllëku, kjo nuk është një lojë me futboll”, tha Rama.